Pendarovski-Kurti: Flitet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Maqedonia

Pendarovski-Kurti: Flitet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:20
Albin Kurti dhe Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës për Siguri që po mbahet në Munih, ka realizuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kontribuojnë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me tregti të lirë që kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, shkruan Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se në Konferencën për Siguri në Munih marrin pjesë edhe liderë botërorë dhe nga rajoni, në mesin e të cilëve edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat