Grubi: Të gjithë ato që dëshirojnë Maqedoninë evropiane nesër të votojnë për Ligjin për PP-në - Bota Sot
Grubi: Të gjithë ato që dëshirojnë Maqedoninë evropiane nesër të votojnë për Ligjin për PP-në

Maqedonia

Grubi: Të gjithë ato që dëshirojnë Maqedoninë evropiane nesër të votojnë për Ligjin për PP-në

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Artan Grubi

Shumica prej dy të tretave më nuk është negociuar, të gjithë ata që duan, do të votojnë nesër, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një konferencë për shtyp në Kuvend.

“Nuk është më e diskutueshme, ata që do të votojnë për ligjet me dy të tretat do të votojnë. Shpresoj që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët të ndryshojnë mendim dhe të votojnë për Ligjin e Prokurorit Publike, për të parandaluar çdo arsyetim nga nga vendet e Bashkimit Evropian. Të gjithë kemi deklaruar se do të mbështesim Ligjin për PP-në dhe Ligjin e Mbrojtjes. Shpresoj se të gjithë ata që duan Maqedoninë evropiane nesër do të rreshtohen dhe së bashku me ne nesër do të votojnë”, tha Grubi.

Ai shtoi se ligjet për Këshillin e Prokurorëve Publikë si dhe Ligjin për ASHMAA-në dhe ligje të tjera, përfshirë Ligjin e Mbrojtjes, duhet të jenë në agjendën e sotme.

Grubi është i kënaqur që kërkesa për transferim të zonave zgjedhore është pranuar, me  të cilën zona e Mavrovë dhe Rostushë kalon në zonën e pestë me çka është përmbushur edhe një rekomandim tjetër i OSBE-së dhe ODIHR-it që nga viti 2014.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat