Pendarovski: Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, faktorë kyç për stabilitetin e rajonit

Maqedonia

Pendarovski: Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, faktorë kyç për stabilitetin e rajonit

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:44
Foto

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës në Republikën Federale të Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në konferencën e 65-të të Munihut ka folur në tryezën e rrumbullakët “Dialogjet ballkanike”.

Duke folur për marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin si një nga faktorët kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, Pendarovski siç njofton kabineti i tij, është kthyer në shembujt pozitiv të Maqedonisë së Veriut, ose Marrëveshjen e Prespës si dhe Marrëveshjen për marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin me Bullgarinë.

Ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO si qëllim politik strategjik për Maqedoninë e Veriut, pozitivisht do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit, ndërsa Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga dinamika e shpejtësisë së ratifikimit të protokollit për inkuadrim të gjitha shteteve-anëtare. Në atë drejtim, Pendarovski ka thënë se procedura e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin tonë në Aleancë pritet të mbarojë në fillim të zgjedhjeve në vend.

Duke u përqendruar në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, presidenti Pendarovski ka vlerësuar se qëllimi i BE-së të luajë rol më të madh gjeopolitik në rajon, është plotësisht e pranueshme për ne.

Duke e përshëndetur publikimin e metodologjisë së re për zhvillimin e negociatave aderuese ka shprehur pritjet se me miratimin e të njëjtës do të krijohen kushte për caktimin e datës për fillim të negociatave aderuese në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në mars 2020.

Ai mes tjerash ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe e ka theksuar nevojën e iniciativave rajonale duke shtuar se në asnjë rast nuk paraqet alternativë për BE-në, por se iniciativa të këtilla duhet të zhvillohen paralelisht me integrimin në BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat