Policia ka ngritur kallëzime penale për vrasjen e Dilaver Bojkut

Maqedonia

Policia ka ngritur kallëzime penale për vrasjen e Dilaver Bojkut

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 18:50
Dilaver Bojku

Pas afro tre vjetësh, janë ngritu kallëzime penale për vrasjen e Dilaver Bojkut-Leku.

Për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “vrasjes” dhe “vrasje në tentativë”, Departamenti i Punëve të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzime penale kundër K.L. (33) nga fshati Livadhi e Strugës si dhe kundër E.O. (39), nga i njëjti fshat, për kryerjes së veprës penale “ndihmë”.

“Më 14 gusht 2017, i padituri i parë K.L. në një tarracë verore të një objekti furnizim ushqimi në Strugë me një revolver ka vrarë 58-vjeçarin Dilaver Bojkun-Leku nga fshati Veleshtë të Strugës, ndërsa më pas qëlloi edhe në drejtim të A.B. (41) nga Struga dhe B.S. (28) nga fshati Veleshtë. E.O. i dyshuari i dytë mori një automjet të markës “Mercedes” me targa zvicerane, me dakordim të më hershëm me kryerësin e veprës, e ka dërguar në objektin hotelerik”, thonë nga policia.

Nga SPB Ohër për momentin nuk zbulojnë nëse të dyshuarit për vrasje janë në dispozicion të organeve të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat