Spasovski dërgon kërkesë deri tek OBRM-PDUKM për emërimin e një ministri të ri për MPPS

Maqedonia

Spasovski dërgon kërkesë deri tek OBRM-PDUKM për emërimin e një ministri të ri për MPPS

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:48
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tashmë i ka dërguar kërkesë opozitës OBRM-PDUKM-së për të emëruar një ministër të ri të Punës dhe Politikës Sociale pas shkarkimit të Rashela Mizrahi. Mizrahi.

“Sipas nenit 44 paragrafi tre i Ligjit për Qeverinë është e domosdoshme të emëroni një kandidat për Ministër, i cili do të kryesojë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kërkesën e Spasovski drejtuar OBRM-PDUKM-së.

Kuvendi ma herët me 62 vota “për” e shkarkoi Rashela Mirahu nga funksioni i ministres teknike për Punë dhe Politikës Sociale.

Kryeministri në seancën për shkarkimin e Mizrahi tha se është joserioze që ndonjë të luan me Kushtetutën – kur i përshtatet dikujt, e respekton atë dhe kur duhet të marrë interesin e partisë e shkel atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat