Maqedoni, miratohet vendimi për subvencionimin e transportit urban falas për studentët e rregullt

Maqedonia

Maqedoni, miratohet vendimi për subvencionimin e transportit urban falas për studentët e rregullt

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Është miratuar vendimi për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2020, të destinuara për subvencionimin e transportit urban falas për studentët e rregullt në universitetet shtetërore, kumtoi qeveria.

Në seancën e mbrëmshme u miratua edhe Propozimi – Programi për Modifikimin e Programit për Ndërtimin dhe Rindërtimin e Objekteve Sportive për vitin 2020, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së proceseve për ndërtimet e reja dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese sportive në disa komuna si Ohri, Kumanova, Likova.

Për ta siguruar funksionimin e rregullt dhe të qetë të programeve të studimit për vitin 2020 në Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit”- Shkup, anëtare shoqëruese e “Shën Kirilit dhe Metodit” – Shkup, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, Qeveria mori vendim për aprovimin e fondeve, të cilat këtyre institucioneve të arsimit të lartë u akordohen çdo tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat