Miratohet Ligji për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Miratohet Ligji për Prokurorinë Publike

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike me 80 vota “për” dhe 6 kundër. 116 deputetë ishin të pranishëm në votim.

Votimi u përsërit pasi që vetëm 74 deputetë fillimisht votuan për ligjin. Arsyetimi i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi ishte që disa deputetëve nuk iu janë regjistruar votat.

Pasi Xhaferi deklaroi se ligji u miratua, deputetët e OBRM-PDUKM-së reaguan ndaj vendimit të këtillë duke thënë se ky ligj “nuk vlen, nuk është miratuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat