VMRO:Ligji për prokurori u miratua në mënyrë kriminale - Bota Sot
VMRO:Ligji për prokurori u miratua në mënyrë kriminale

Maqedonia

VMRO:Ligji për prokurori u miratua në mënyrë kriminale

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se Ligji për prokurori publike sot u votua në mënyrë kriminale.

“Shërbimet e Zaevit sot e tejkaluan veten, ligji nuk kaloi, ata provuan ta votojnë në mënyrë kriminalë, ishim dëshmitarë të shkelje. Nuk e mori numrin e nevojshëm të votave. Pastaj pa turp pas 10 min përsëri u vendos në votim. Në asnjë vend nuk ka ndodhur. Nuk duhet të në shkruhet nga president Stevo Pendarovski, a janë këto vlerat evropiane me të cilat angazhohet Zaevi. Presim reagim nga ndërkombëtarët”, ka deklaruar Micevski.

Ai ka thënë se kjo duhet të përfundoj dhe sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet.

“Ne presim sot të ketë shpërbërjes të Kuvendit. Nuk do të lejojmë të vazhdojë me këtë. Për dy ligjet tjera nuk do të jemi prezent, do jemi prezent vetëm që ta votojnë shpërbërjen e Kuvendit”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat