Zaev: Me miratimin e Ligjit për PP-në është vendosur baza e drejtësisë joselektive

Maqedonia

Zaev: Me miratimin e Ligjit për PP-në është vendosur baza e drejtësisë joselektive

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:37
Zoran Zaev

Në një konferencë për shty ish-kryeministri Zoran Zaev tha se ka ardhur koha që politikanët të mbajnë duart larg gjyqësorit.

Ai edhe njëherë rekomandoi se me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike është vendosur baza e drejtësisë joselektive.

“Me këtë ligj garantohet që politikanët të mos bëjnë zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Tani ka ardhur kohë tjetër kur politikanët duhet t’i mbajnë duart larg gjyqësorit”, tha Zaev.

Ai tha se OBRM-PDUKM nuk votoi për shtet të së drejtës, ata janë të vetmit që kundërshtuan drejtësinë.

“Mickoski bëri gjithçka që të pengojë miratimin e këtij ligji dhe të mbrojë Gruevski, por nuk ia arriti”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat