Dimitrov: Që perspektiva evropiane të jetë e besueshme, nevojitet hapja e negociatave

Maqedonia

Dimitrov: Që perspektiva evropiane të jetë e besueshme, nevojitet hapja e negociatave

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:05
Nikolla Dimitrov

Marrë parasysh rrugën e deritanishme të Maqedonisë drejt BE-s, që perspektiva evropiane të jetë e besueshme, është e nevojshme vendim për të hapur negociatat e pranimit pa shtyrje të mëtejshme, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, i cili pati një takim dypalësh me ministren bullgare Ekaterina Zakharieva dhe ish-kryeministrin suedez Carl Bildt në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Takimi me Zakharievan, siç theksojnë nga MPJ, u shfrytëzua për aktivitetet përgatitore në dritën e procesit të Berlinit me të cilën bashkë-kryesojnë të dyja vendet dhe për realizimin e përparësive dhe ngjarjeve të përcaktuara në programin e presidencës së përbashkët.

“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis ekipeve të të dy vendeve është në frymën e qëllimit tonë kryesor diplomatik, të forcojmë themelet e urave që lidhin vendet e rajonit dhe të ecim përpara së bashku përmes bashkë-kryesimit të procesit të Berlinit. Përgjegjësi e madhe, por edhe një shans i vërtetë për ne dhe për Evropën”, tha Dimitrov.

Në takimin me Bildt, i cili është nënkryetar aktual i Këshillit Evropian për Punë të Jashtme, në kuadër të takimit të organizuar nga grupi i Ohrit, shkëmbeu mendime mbi zhvillimet aktuale politike në rajon dhe perspektivat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat