Brukseli përshëndeti vendimet e Kuvendit të Maqedonisë, priten shenja pozitive nga Bashkimi Evropian

Maqedonia

Brukseli përshëndeti vendimet e Kuvendit të Maqedonisë, priten shenja pozitive nga Bashkimi Evropian

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë ditës së djeshme organizoi takim joformal për liderët e Bashkimit Evropian dhe nga të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, takimi është përkushtuar në diskutimin strategjik dhe qëllimet strategjike të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Do të diskutojmë për mënyrat e thellimit të partneritetit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Do ta vërtetojmë perspektivën evropian në rajon dhe do të japim drejtime të qarta për zhvillimin e domosdoshëm në fushat siç janë sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi Michel.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkviq.

“Ligji është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformave dhe tregon se Maqedonia e Veriut ka vullnet të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të ketë perspektivë evropiane”, theksoi Borrell.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “duam ta hapin rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të nisin bisedimet para samitit të BE-së në Zagreb nëse është e mundshme. Për samitin përgatisim paqetë për investim sinqerisht shpresoj se do të jepet dritë e gjelbër”.

Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, atmosfera tani është më ndryshe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

“Atmosfera do të jetë më pozitive dhe vendet do të marrin nga Komisioni Evropian paqetë për investime që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”, theksoi Plenkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat