Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë për 722 denarë

Maqedonia

Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë për 722 denarë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:59
, Sanella Shkrijelj

Pensioni i janarit është më i lartë për 722 denarë në muaj, ndërsa kjo rritje hyn në bazën e pensionit që do të paguhet çdo muaj.Dhe nuk është vetëm rritja e pensioneve ajo që tregon se pensionistët ndodhen lartë në agjendën tonë.

Gjatë dy viteve e gjysmë punuam shumë, e lëvizëm ekonominë dhe rezultatet mund t’i ndjejnë edhe anëtarët më të rritur të bashkësisë tonë, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj në takimin e sotëm me pensionistë në Veles.

Zhvillojmë politika përgjegjëse, theksoi ajo dhe shtoi se secili pensionist në shkurt mori 722 denarë më shumë.

“E përforcuam standardin jetësor të pensionistëve, ndërsa pensioni mesatar paraqet 15.500 denarë. Rritja e pensioneve është planore, me përllogaritje të qëndrueshme dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit pensional dhe rritje të ekonomisë në shtet. Si Ministri investojmë edhe në zhvillim të shërbimeve në nivel lokal siç janë ndihma dhe kujdesi në kushte shtëpiake dhe zhvillim i qendrave për plakje aktive dhe të shëndetshme të personave të moshuar, të cilat do të shfrytëzohen për socializim dhe shoqërim”, theksoi Shkrijelj.

Shtoi se aktivitetet për përmirësim të shërbimeve të qendrave për punë sociale në nivel lokal do të vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim sepse secili meriton jetë dinjitoze.

Kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova në takimin e punës tha se më me rëndësi është pagesa e rregullt e pensioneve, por edhe stabiliteti i fondit pensional.

Në takim u zhvillua diskutim konstruktiv për disa çështje lidhur me pensionistët të cilët me punën e tyre në të kaluarën morën pjesë në ndërtimin e shoqërisë. Zëvendësministrja plotësuese Shkrijelj iu përgjigj pensionistëve se në periudhën në vijim do të vazhdojë reforma e sistemit pensional dhe vëmendje e posaçme do t’i kushtohet përcaktimit të një niveli të ri, më të lartë të pensionit minimal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat