LSDM: Ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë

Maqedonia

LSDM: Ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:11

LSDM përmes një njoftimi reagon ndaj ftesës së Hristijan Mickoskit për debat publik me Zoran Zaevin duke thënë se “ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë, ekzekutuesi Mickoski së shpejti do të djersihet para kamerave, nuk mund ta mbrojë krimin nga shefi i tij Gruevski”.

“Ballafaqimet në televizion me kryetarin Zoran Zaev ka pasur dhe do të ketë. Së shpejti Mickoski dotë të djersihet para kamerave, para qytetarëve. Nuk arriti ta mbrojë krimin nga shefi i tij, Nikolla Gruevski, nuk ia doli përpjekja e tij që ta bllokojë drejtësinë, nuk ia doli ta pengojë anëtarësimin në NATO dhe BE”, shprehen nga LSDM.

Sipas LSDM-së, Mickoski është humbës ndërsa të gjitha sukseset në shtet për këto dy vite e gjysmë janë falë Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat