Lëshohet në përdorim bileta për një vozitje

Maqedonia

Lëshohet në përdorim bileta për një vozitje

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:40

NQP Shkup sot kumtoi se është lëshuar në përdorim biletat për një vozitje që mund të furnizohet në të gjitha biletaritë e NQP Shkup.

“Bileta kushton 50 denarë, konform vendimit të Këshilli të Qytetit të Shkupit për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për sistem tarifor të integruar në linjën transportuese për udhëtarët në qytetin e Shkupit. Bileta është për përdorim njëdrejtimësh, letër me çip të integruar pa kontakte, sipas standardeve më të larta të sigurisë, në përputhje me pajisjet ekzistuese”, theksuan nga NQP Shkup.

Nga ndërmarrja shprehën bindjen se me vendosjen e biletës për një vozitje do të lehtësohet transporti publik për qytetarët të cilët rrallë e përdorin ose vijnë nga brendia e qytetit, rrethana të lehtësuara për të huajt, si dhe në përgjithësi për ata që nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të përdorin opsionet e transportit publik me “Skopska” ose celular

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat