Amelie de Montchalin: Franca e ndjek me vëmendje sundimin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Amelie de Montchalin: Franca e ndjek me vëmendje sundimin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:54
Ministrja franceze për Evropë, Amelie de Montchalin

Ministrja franceze për Evropë, Amelie de Montchalin në takimin që e kishte me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov më 13 shkurt,  ju ka thënë se bashkëbiseduesve se “Franca do ta ndjek zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut”.

Në njoftimin e MPJ-së franceze, theksohet se Montchalin më 13 shkruat ka biseduar me Osmanin dhe Dimitrovit.

Në takim, siç njoftojnë nga MPJ franceze është biseduar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por edhe për metodologjinë e re të Komisionit Evropian.

Sipas saj, metodologjia e re është në pajtim me qëndrimet e Francës për procesin, në mënyrë që bisedimet do të jenë më të vërteta, më efikase dhe më të besueshme.

Krahas Asaj ajo në takim ka rikujtuar se pritjet e Francës janë te sundimi i të drejtës në Maqedoni, me theks të veçantë në sistemin gjyqësor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat