NATO e përshëndet miratimin e Ligjit për Mbrojtje

Maqedonia

NATO e përshëndet miratimin e Ligjit për Mbrojtje

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:51
NATO e përshëndet miratimin e Ligjit për Mbrojtje

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, në profilin e saj në Twitter e përshëndeti miratimin e Ligjit për Mbrojtje dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“E përshëndes miratimin e ligjit për mbrojtje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një fushë shumë e rëndësishme e reformave për shtetin i cili përgatitet t’i bashkëngjitet NATO-s, si anëtarë e plotfuqishme, ka shkruar Lungesku në Tuiter.

Ligji parashikon ndryshim në statusin social dhe juridik të Armatës. me të janë definuar obligimet të cilat shteti i ka ndërmarrë si anëtare e ardhshme e NATO-s. kalohet nga sistemi i mbrojtjes individual në sistem kolektiv.

Me Ligjin ndryshohet edhe emri i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Armata e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat