LSDM organizon marshin “Ecim për drejtësi”, premton prokurori dhe gjyqësor të pavarur

Maqedonia

LSDM organizon marshin “Ecim për drejtësi”, premton prokurori dhe gjyqësor të pavarur

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:52
Foto

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot në Shkup ka organizuar marsh nën moton “Ecim për drejtësi”, me çka ka premtuar prokurori dhe gjyqësor të pavarur.

Marshi qytetar ka filluar para Kuvendit, ndërsa do të përfundojë para kompleksit të gjykatave në Shkup, ku kryetari i kësaj partie Zoran Zaev, do të mbajë fjalim.

“Ju ftoj të gjithëve para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ecim të emër të drejtësisë. Ju ftoj të gjithëve që t’i bashkëngjiteni marshit ‘Ecim për drejtësi’. Së bashku të ecim nga vendi ku u votua Ligji për Prokurorinë Publike – nga Kuvendi, deri tek vendi ku duhet t’i shohim rezultatet e fundit – gjykata!”, ka shkruar Zaev në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Maqedonisë u shpërnda, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat