Mediat amerikane: Zgjedhjet e parakohshme test për politikat pro-BE-së

Maqedonia

Mediat amerikane: Zgjedhjet e parakohshme test për politikat pro-BE-së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë u shpërnda dhe kështu hapi rrugë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 12 prill, tetë muaj para përfundimit të mandatit vijues, si test të madh për pro-politikat e BE-së, të ish-kryeministrit Zoran Zaev, shkruan sot gazeta kanadeze “National Post”.

Përkundër frikës së ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, presidenti i Francës, Emanuel Macron, në tetorin e vitit të kaluar nuk dha dritë të gjelbër për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, thuhet në kronikën e “National Post”.

Në këtë raport thuhet se Shkupi, ka pritur të fillojë negociata me BE-në, menjëherë pas zgjidhjes së problemit rreth emrit me fqinjin jugor Greqinë, pasi e ndryshoi emrin nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut.

Presidenti Macron ka udhëhequr grupin e liderëve të BE-së, të cilët e kundërshtuan fillimin e negociatave me Shqipërinë”.

“Edhe Serbia dhe Mali i Zi kanë ambicie të hyjnë në BE, por procesi i zgjerimit u frenua për shkak të frikës së perëndimit rreth emigrimit dhe situatës me Bregzitin”, thonë nga “Nejshional post”.

Dy shtetet e mbetura ballkanike të cilët shpresojnë të anëtarësohen në BE, Bosnja dhe Kosova, sipas gazetës kanadeze, janë shumë prapa këtij procesi.

Ndërkohë, gazeta “Washington Post”, shkruan se incidenti me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, nga partia opozitare OBRM-PDUKM, në qeverinë e përkohshme, Rashella Mizrahi, e cila dy herë u paraqit para tabelës me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, i trazoi shpirtrat në Athinë dhe Shkup.

“Ambasada e Greqisë dërgoi notë proteste, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e akuzoi Mirzrahin për mosrespektim të Kushtetutës të vendit”, thonë nga “Washington Post”.

Tutje, prej aty shtojnë se kryeministri i vendit propozoi shkarkimin e saj nga funksioni, me ç’rast Kuvendi, në seancën e ditës së shtunë, e votoi shkarkimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat