BDl: Nuk mbulohet dielli me shoshën e ASH’së

Maqedonia

BDl: Nuk mbulohet dielli me shoshën e ASH’së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:23
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Aleancës për Shqiptarët.

Ky është reagimi i plotë:

Ish partneri jonë në Qeveri, fraksioni i PDSHsë së Menduh Thaçit, ASh, verbërisht po injoron të arriturat e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e veriut.

Mbi 25.000 administratorë shqiptarë, gjuhë e flamur zyrtare, dy universitete shqiptare, shkolla, spitale, kryetar kuvendi, kryetar gjykate supreme, kryetar i federatës së futbollit, NATO dhe BE si dhe shumë projekte të tjera të panumërta injorohen nga partitë që kanë program vetëm për të rrënuar BDlnë dhe për të rrënuar të gjitha tona.

Ka akoma punë për të bë dhe ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar rrugën tonë për të arritura të mëtejme në vend në drejtim të zhvillimit, vendeve të punës për të gjithë, vetingut dhe drejtësisë joselektive, rinisë.

Ish partnerët tonë të koalicionit duhet të fokusohen në të arriturat dhe të lënë kritikat dhe sulmet, por të pëqëndrohen në ofertë konkrete produktive.

Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në vend presim qasje konstruktive dhe ofertë praktike me të menduar pozitiv.

Prandaj, BDl është e përqëndruar tërësisht në drejtim të cilësisë së jetës dhe përafrimit të standardit me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat