Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të aftë të zbatojnë reforma

Maqedonia

Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të aftë të zbatojnë reforma

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Oliver Varhelyi

Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të aftë të zbatojnë reformat që kërkohen prej tyre me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Unë jam shumë i inkurajuar pas vizitës time në dy vendet”, tha Varhelyi në Bruksel.

Komisioni Evropian shpreson për nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën para Samitit në Zagreb

Ai tha se dy vendet nuk duhet të heqin dorë nga reformat dhe se nëse vazhdohet me reforma atëherë edhe bisedimet duhet të nisen.

“S’ka asgjë tjetër përveç anëtarësimit si ofertë”, tha mes tjerash Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat