Pendarovski në takim me gjeneralin Veçiareli: Italia dhe Maqedonia e Veriut do ta rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonia

Pendarovski në takim me gjeneralin Veçiareli: Italia dhe Maqedonia e Veriut do ta rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:31
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti në takim një delegacion të forcave të armatosura të Republikës së Italisë, të kryesuar nga gjenerali Enco Veçiareli, shef i Shtatmadhorisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski, ka theksuar se e çmon bashkëpunimin e deritanishëm mes armatës së Maqedonisë dhe Italisë.

Në takim, Pendarovski theksoi se pret që bashkëpunimi në planin mbrojtës mes dy shteteve akoma më shumë të intensifikohet me anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO Aleancën.

Shefi i shtetit Pendarovski ka nënvizuar se për parimet e armatës së Maqedonisë me rëndësi të veçantë është që vazhdojë edukimi i tyre dhe vizita e trajnimeve për përsosje të teknikave në kuadër të institucioneve arsimore në Itali.

“Duke theksuar se edhe vendi ynë edhe Armata mund të ofrojnë mundësi adekuate për ushtarët italianë, presidenti Pendarovski shprehu bindje se bashkëpunimi mes dy Armatave do të jetë në mënyrë të barabartë i suksesshëm, siç është rasti me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut dhe Italinë në nivel politik dhe ekonomik”, qëndron në komunikatën e kabinetit të presidentit Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat