Gjonul Bajraktar i mori kompetencat për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Maqedonia

Gjonul Bajraktar i mori kompetencat për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:29
Gjonul Bajraktar

Gjonul Bajraktar, zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale me konkluzë të Qeverisë i ka marrë kompetencat dhe përgjegjësitë për të udhëhequr me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

“Në seancën e 10-të të rregullt Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut ka sjell konkluzë me të cilën konstatohet se janë krijuar kushtet nga neni 48, paragrafi 2 i Ligjit për organizim të punës të organeve të shtetit dhe nga ato arsye Gjonul Bajraktar, zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale i ndërmerr kompetencat dhe përgjegjësitë me drejtimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale”, thonë nga qeveria.

Bajraktar vjen në vend të Rashella Mizrahit, e cila javën e kaluar, para shpërndarjes së Kuvendit është shkarkuar me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, pasi ajo u paraqit në një konferencë në MPPS para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat