Xhaferi: Lista zgjedhore e BDI-së duhet freskuar, Arifi nuk do të kandidohet, Mexhiti nuk është në rrjedha

Maqedonia

Xhaferi: Lista zgjedhore e BDI-së duhet freskuar, Arifi nuk do të kandidohet, Mexhiti nuk është në rrjedha

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:55

Talat Xhaferit mbrëmë në një emisionin  tha se BDI në zgjedhjet e 12 prillit duhet ta freskojë listën zgjedhore.

Fatmir Aliu: Është bërë një fakt se pa figurat e vjetra, për shembull Xhevat Ademi, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi, që kanë sjellë fitore më herët, 2006-2008, sërish edhe më 2020-n të shkojnë emrat e njëjtë…

Talat Xhaferi: “Paraprakisht folëm për tërë reformën që është bërë dhe unë mendoj se në suaza të reformës duhet të ndodh edhe kjo që ju po e thoni”
Fatmir Aliu: lëreni çfarë them unë… ju çfarë mendoni?
Talat Xhaferi: “Unë mendoj se ka nevojë të freskohet lista”

Kërkuam qëndrim nga të gjithë të apostrofuarit, por u përgjigj vetëm Teuta Arifi. Ajo konfirmoi se nuk do të kandidojë si deputete, ngaqë synon të ushtrojë postin e kryetares së Tetovës deri në fund të mandatit.

“Unë jam kryetare e Komunë së Tetovës dhe planifikoj të vazhdoj punën këtu deri në përfundim të mandatit në 2021”, deklaroi Teuta Arifi.

Pyetëm edhe nënkryetarin e partisë Izet Mexhitin, por përgjigja e tij ishte e shkurt: “Nuk jam në rrjedha”.

Xhaferi u shpreh se ka disponim për të kandiduar si deputet, dhe se do të ndjehej komod edhe si bartës i listës zgjedhore në njësinë numër pesë.

Talat Xhaferi: “Në relacion me votuesin, me qytetarin unë mendoj se jam komod për faktin që të përmbush pritshmëritë”
Fatmir Aliu: Nëse ju thotë partia se ju do të jeni bartës, ju do të thoni me shumë kënaqësi që po…
Talat Xhaferi: “Por tash nëse jam pjesë e partisë, ato janë procedura partiake”.

Jozyrtarisht, është mësuar se BDI në këto zgjedhje për bartës të listës në njësinë numër pesë do ta ketë Talat Xhaferin, Izet Mexhitin në njësinë një, në njësinë dy do ta ketë Ilir Hasanin, ndërkaq në njësinë numër gjashtë vetë liderin Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat