EVN deklarohet në lidhje me ankesat e qytetarëve

Maqedonia

EVN deklarohet në lidhje me ankesat e qytetarëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:16
EVN

Nuk ngarkojmë detyrim monetar më të madh nga e harxhuara, harxhimet shtesë vijnë nga pamundësimi për ti lexuar njehsorët tek shtëpitë e mërgimtarëve

Për EVN Maqedoni të gjithë konsumatorët janë të njejtë dhe të gjithë pranojnë shërbim dhe trajtim të barabartë. Në përputhje me këtë janë krijuar kanale komunikimi dhe janë hapur zyra që konsumatorët të mund t’i marrin të gjitha informacionet e nevojshme. Është e nevojshme që konsumatorët ta respektojnë kohën e tyre dhe kohën e konsumatorëve tjerë, si dhe ta respektojnë rendin në zyrat e pranimit. Çdo gjë tjetër shkakton keqkuptime dhe mosrespektim ndaj konsumatorëve të tjerë.

Elektrodistribuimi asnjëherë nuk do të ngarkojë detyrim monetar më të madh nga ajo që konsumatori ka harxhuar. Në rastin konkret, nuk ka ekzistuar mundësi që njehsori i konsumatorit të lexohet, prandaj në faturë janë shënuar vlera të supozuara në pajtim me dinamikën e konsumit të konsumatorit gjatë vitit. Më vonë kjo mund të korrigjohet me anë të leximit të fundit.

Në qoftë se konsumatori vëren që ka pranuar faturë në të cilën ka më shumë ose më pak kWh nga ajo që deri në atë moment ka harxhuar, duhet të drejtohet deri te zyrat e pranimit të EVN pranë Qendrës Energo të Konsumatorëve, të lajmërohet në Qendrën për Marrëdhënie me Konsumatorët ose të paraqesë gjendjen nëpërmjet postës elektronike në [email protected]

Konsumatorët të cilët mendojnë se kanë pranuar fatura për energji elektrike me vlerë më të lartë se konsumi i tyre, mund ta krahasojnë konsumin e shprehur në kWh të shënuar në faturat e tyre me konsumin në kWh të njehsorit të tyre. Në qoftë se ekziston dallim në kWh, konsumatorët mund të drejtohen deri te Elektrodistribuimi me kërkesë për korrigjim ose të paraqesin gjendje të konsumit në Qendrën për Marrëdhënie me konsumatorët gjatë javës lexuese përkatëse.

Për konsumatorët të cilët për arsye të ndryshme kanë vështirësi gjatë pagesës së borxhit, Elektrodistribuimi ofron volitshmëri me qëllim që të ju mundësohen mënyra të pagesës së borxhit. Në rastin konkret, konsumatorit i është mundësuar që ta paguajë borxhin në këstet më të ulëta.

Përndryshe, edhe pse me “Ligjin për Energjetikë”, “Rregullat e Rrjetit” dhe “Rregullat e Furnizimit” është e paraparë që leximi i njehsorëve duhet të bëhet një herë në vit, ekipet e Elektrodistribuimi këtë e bëjnë për çdo muaj. Në këtë mënyrë konsumatorët kanë mundësi të pranojnë informacione të sakta për konsumin e tyre. Në bazë të të dhënave të konsumit që fitohen gjatë leximit të njehsorëve, për çdo muaj përgatitet faturë për çdo konsumator veçmas.

Përjashtim nga ky proces pune bëhet vetëm në dy raste:

Pamundësi leximi – njehsori nuk mund të lexohet për shkak se konsumatori nuk është prezent (nuk është në shtëpi ose në objekt), ekipet e leximit të njehsorëve pengohen të kryejnë punën nga ana e konsumatorit, pika matëse nuk është e disponueshme për shkak të kushteve të rënda nga moti i keq, në rajone të cilat janë të largëta, rajone që gjatë periudhave të caktuara të vitit nuk kanë qasje, për shkak të pushimeve vjetore etj.

Lexim në çdo moment – Njehsorët që kontrollohen nga distanca mund të lexohen në çdo kohë në mënyrë automatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat