Maqedonia e Veriut në vendin e 40 në botë për përkujdesje ndaj fëmijëve

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në vendin e 40 në botë për përkujdesje ndaj fëmijëve

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 40-të në botë, për përkujdesin e fëmijëve. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondi i Fëmijëve të UNICEF.

Dokumenti me titullin “E ardhmja për fëmijët në botë”, fillon me faktin se asnjë shtet në botë nuk e mbron në mënyrë të duhur shëndetin e fëmijëve, mjedisin dhe të ardhmen e tyre.

“Shëndeti dhe e ardhmja e fëmijëve dhe të rinjve në korniza botërore është nën kërcënim nga përkeqësimi i ekologjisë, ndryshimet klimatike dhe eksploatimi praktikave reklamuee, të cilat nxisin në konsumimin e ushqimit të shpejtë, alkoolit dhe cigareve”, thuhet në raport.

Shtetet janë radhitur sipas indeksit mbi bazë të treguesve për shëndetësi dhe pasuri në 180 shtete, si dhe kërcënimet e ardhshme për mirëqenien e fëmijëve.

Si vende që më shumë përkujdesen për fëmijët janë Norvegjia, ndërsa më pas Koreja e Jugut, Holanda, Irlanda, Danimarka, Japonia, Belgjika, Islanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Singapori.

Sipas raportit, në vendin e fundit është Republika e Afrikës Qendrore.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është radhitur në vendin e 25, Greqia në të 31, Mali i Zi në të 34, më pas Bosnja e Hercegovina e 38, Bullgaria e 45, Serbia e 48, Turqia e 60 dhe Rumania në vendin e 80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat