Në Strazhë kapet rrëqebull, i vendoset qaforja me gps

Maqedonia

Në Strazhë kapet rrëqebull, i vendoset qaforja me gps

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Foto

Ekipi që punon në mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit Shoqëria ekologjike e Maqedonisë nëpërmjet kurthit kanë kapur rrëqebullin në Bukoviq, afër Strazhës.

Nga kjo shoqatë thonë se bëhet fjalë për rrëqebull femër, diku rreth 2-3 vite që peshon 15 kilogramë. Pas kapjes me kuirth, janë ndërmarrë procedurat dhe matjet për vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe më pas është liruar.

“Është rrëqebulli i dytë femër që do të mbajë qafore dhe do të ndiqet me gps. Me këtë ne e pasurojmë dijen tonë për lëvizjen e rreqëbullit dhe për nevojat e tij për ushqim”, thotë Dime Melkovski.

Ata e kanë emëruar Narcisa ndërsa nga vitit 2010 kjo shoqatë ka kapur tetë rreqëbulla dhe u ka vendosur qafore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat