Vançeva: Votimi për PP-në ishte i rregullt, deputetët e pavarur qanin nga kërcënimet

Maqedonia

Vançeva: Votimi për PP-në ishte i rregullt, deputetët e pavarur qanin nga kërcënimet

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:21
Snezhana Kalevska Vançeva

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva në lidhje me anulimin e votës për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe përsëritjen e votimit, tha se ishte një gabim i paqëllimshëm nga kryetari Talat Xhaferi dhe sistemi elektronik në Kuvend. Sidoqoftë, Rregullorja e punës e Kuvendit nuk u shkel për asnjë rast.

Debati mbaroi dhe kryetari i Kuendit Talat Xhaferi menjëherë e vuri në votim propozim ligjin, megjithëse deputetja Liljana Popovska gjithashtu ishte paraqitur për procedurë gjithashtu edhe deputetit Ferid Muhiq. Disa deputetë prisnin që kryetari do t’i jap fjalën Muhiqit dhe Popovskës dhe nuk ishin të vetëdijshëm se ligji ishte vendosur në votim tashmë. Disa deputetë nuk arritën të votojnë dhe vullneti i tyre nuk u regjistrua. Dhe dy deputetë kishin problem me kartën”, tha Vançeva.

Ajo shtoi se Kuvendi kishte punuar pa ndërprerje për ato ditë dhe se për shkak të kaq shumë ditësh dhe netësh punë, deputetët kishin ulur përqendrimin dhe nervozizmin.

Ajo gjithashtu tha se tetë deputetë e pavarur nga grupi i OBRM-PDUKM-së për shkak të presioneve dhe kërcënimeve qanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat