Kur do të ndërtohet objekti i UNT-së?

Maqedonia

Kur do të ndërtohet objekti i UNT-së?

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:40
Ministri i Arsimit Arbër Ademi

Universiteti “Nënë Tereza” u themelua në 25 dhjetor të vitit 2015, ndërsa gjenerata e parë filloi në vitin 2016 me ligjërata.

Në vitin 2020 do të fillojë edhe gjenerata e tretë e studentëve, por objekti i Universitetit “Nënë Tereza” nuk është askund. Studentët enden nëpër objekte të institucioneve për të mbajtur ligjërata.

Objekti i “Nënë Terezës” u premtua se do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017, pastaj në vitin 2018 me pretekstin se ne semestrin e dytë të 2019 studentët do t’i mbajnë ligjëratat në objektin e ri, por deri tani ska asnjë lëvizje.

Tv21 kontaktoi UNT-në. Nga atje thonë se janë në pritje të përmbyllës së procedurave që lidhen me përfundimin e projektit zbatues.

“Presim që gjatë këtij muaji të aprovohet Plani detal Urbanistik (PDU) nga Komuna e Çairit dhe Komuna e Karposhit, si dhe nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të jepet leja për të vazhduar me planin për adaptim të një objekti ekzistues dhe realizimin e procedurave për planin e ri te kompleksit. Adaptimi i një objekti që do të ketë rreth tre mijë metra katrorë shfrytëzuese do të duhet të përfundon në fillim të semestrit të ardhshëm dimërorë, kurse për objektin e kampusit, pasi të përmbyllen procedurat që lidhen me përfundimin e projektit zbatues, ndërsa dinamika e përfundimit të ndërtimit të kampusit, do të varet nga mjetet qe do ti dedikon qeveria në buxhet për vitet në vijim”, NJOFTOJNË NGA Qendra për informim e UNT-së.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se mjete janë ndarë edhe këtë vit për ndërtimin e kampusit të UNT-së ashtu si viteve paraprake, por presin nga UNT-ja Planin Detal Urbanistik.

“Në planin për furnizime publike të UNT-së por edhe në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë parapa të hollat përpara se shpërbehet kuvendi dhe përpara se të merret vendimi që të shkohet në zgjedhje. Kështu që në aspektin ligjor uroj që të kryhet sa më shpejtë Plani Detal Urbanistik . Në qoftë se sot kryhet Plani Detal Urbanistik, nesër do të shpallet furnizimi publik”, theksoi Ademi.

Në vitin 2018 buxheti për ndërtimin e objektit të “Nënë Terezës” ishte 200 milion denar, por kryeministri atëhershëm Zoran Zaev këtë shumë e uli në 56-60 milionë denarë. Një vit më vonë në buxhetin e vitit 2019-të të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), janë ndarë 200 milionë denarë për ndërtimin e objektit të Universitetit “Nënë Tereza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat