Gjeorgjievski: Statusi i Ohrit nuk do të ndryshojë

Maqedonia

Gjeorgjievski: Statusi i Ohrit nuk do të ndryshojë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Kryetari i Ohrit Konstantin Gjeorgjievski tha në një intervistë për Zërit të Amerikës në Maqedonisht se statusi i UNESCO-s në Ohër nuk do të ndryshojë.

“Përshtypja ime është se kemi pasur dy ditë e gjysmë takime dhe bisedime konstruktive me përfaqësuesit e UNESCO-s. Ne patëm diskutime teorike në zyrën time dhe në institucione të tjera përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. Ne gjithashtu patëm aktivitete në terren në vendet ku po rindërtohej sistemi i kolektorit, në bregun e qytetit dhe disa lokacione ku po largonim ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Sa i përket vërejtjeve dhe sugjerimeve, ne do t’i shohim ato në raport që do të përgatiten në maj të vitit 2020. Unë pres që progresi i bërë të konstatohet dhe se vërejtje të caktuara do të shënohen, por besoj që raporti do të jetë pozitiv”, tha Gjeorgjievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat