1.2 ton "mall", reagon ministri: Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe Kolumbia

Maqedonia

1.2 ton "mall", reagon ministri: Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe Kolumbia

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:56
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar duke dhënë detajet zyrtare lidhur me aksionin e mbrëmshëm në fshatin Krushopek në të cilin u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.

Ministri Naqe Çulev tha se pas aksionit nga liria janë privuar katër persona. J.K drejtuesi i kamionit dhe S.E pronar i kompanisë, si dhe dy punonjës të tjerë, të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo R.E dhe J.I.

Shtoi se përpos personave dhe kokainës, policia ka konfiskuar edhe mjete financiare, telefona celularë po edhe një mjet transportues. Çulev njoftoi se kompania pjesën më të madhe të frutave ndër vite e ka importuar nga Kolumbia, kurse një pjesë tjetër nga Ekuadori.

Kujtojmë, mbrëmë në Krushopek u konfiskua 1.2 ton kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Droga ishte nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia, por u kap në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat