Pendarovski në takim me eurodeputetët: Presim hapjen e negociatave me BE-në

Maqedonia

Pendarovski në takim me eurodeputetët: Presim hapjen e negociatave me BE-në

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:59
Pamje nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka realizuar takim me deputetët në Parlamentin Evropian, Daçian Çolosh, kryetar i grupit parlamentar të “Renew Europe” dhe Ilhan Quçuk, raportues për Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i këtij grupi parlamentar.

Pendarovski në takim me eurodeputetët e riafirmoi pritjen e shtetit tonë gjatë marsit Bashkimi Evropian ta miratojë metodologjinë e re për zhvillim të negociatave inkuadruese, me çka do të krijohej mundësia për hapje të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit kroat me Unionin.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, në takim me Çolosh dhe Quçuk janë këmbyer mendime për aspiratat e shtetit tonë për anëtarësim në BE, si dhe për ngjarjet aktuale në shtet, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes parimore të Parlamentit evropian për procesin e zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe mbajtjen e çështjes në agjendë. Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen e shtetit tonë se metodologjia e re për zhvillim të negociatave inkuadruese do të miratohet gjatë marsit, me çka do të hapej mundësia për hapje të negociatave inkaudruese gjatë kryesimit kroat me Unionin”, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat