Komuna e Kërçovës me konkurs për furnizim të inverterëve me efikasitet të lartë

Maqedonia

Komuna e Kërçovës me konkurs për furnizim të inverterëve me efikasitet të lartë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:54
Komuna e Kërçovës

Komuna e Kërçovës banorëve që kanë blerë inverterë në vitin rrjedhës 2020, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së konkursit publik përfundimisht me 15 tetorin e vitit 2020, do t’ua kompensojë shpenzimet e bëra gjatë furnizimit me inverterë, në vlerë jo më shumë se 62.000 denarë me tatim të kyçur persona të të ardhurave për amvisëri, që e
llogaritë dhe e paguan Komuna.

Aktivitetet e komunës janë me qëllim që t’i stimulojë banorët, përkatësisht amvisëritë për ulje të ndotjes nga ngrohja e shtëpive, me thëngjill, naftë, drunj apo mazut, me qëllim që të ulet prishja e cilësisë së ajrit ambiental në qytet dhe të rritet numri i qytetarëve që do të vendosin të investojnë mjete për mënyrë të re të ngrohjes, përkatësisht nxitje për përdorim të pajisjeve  cilësore për ngrohje.

Konkursi do të zgjasë prej ditës së publikimit përfundimisht me datën 15 tetor 2020 dhe do të realizohet sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”.

Aplikuesit janë të obliguar t’i përmbushin kushtet në vijim – të kenë venbanim në rajonin e Komunës së Kërçovës, të mos kenë shfrytëzuar subvencione për ngrohje (stufa me peletë/inverterë) në amvisëritë e tyre (objekt banesor) nga
Komuna e Kërçovës dhe institucione të tjera shtetërore, deri në parashtrimin e kërkesës të jenë shfrytëzues të stufës me thëngjill, drunj, naftë apo mazut, t’i dorëzojnë stufat e veta ekzistuese tek mbeturinat e autorizuara për hekur për riciklim, pajisjet të jenë të blera në vitin 2020, deri në përfundimin e konkursit publik, të njejtat të jenë të paguara në tërësi dhe të jenë të instaluara në adresën e banimit të cekur në letërnjoftimin e aplikuesit,. pajisjet e blera detyrimisht t’i kanë së paku karakteristikat në vijim: të kenë së paku COP 5, të ngrohin në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të jenë së paku klasë energjetike A+ për konsum të energjisë elektrike për ngrohje, objekti banesor të mos jetë në fazë ndërtimi dhe në të aplikuesit të jetojnë, t’i kenë paguar të gjitha tatimet dhe taksat ndaj Komunës së Kërçovës përfundimisht me vitin 2019.

Komisioni do të përgatitë propozim drejt kryetarit të Komunës për sjellje të vendimit për pagesë të mjeteve financiare për aplikuesit për të cilët është verifikuar se i kanë përmbushur kushtet, sipas rendit të kërkesave të arritura sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat