“Krushopek”, lëndët narkotike janë ndjekur nga policia italiane

Maqedonia

“Krushopek”, lëndët narkotike janë ndjekur nga policia italiane

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Shumica e kokainës, e vlerësuar prej 50 milion euro të sekuestruar nga policia italiane në aksionin ndërkombëtar duhej të përfundonte në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, informon “Nezavisne”. Dy persona janë arrestuar në këtë veprim nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnjë.

Aksioni ndërkombëtar, përveç policisë maqedonase, u përfshinë edhe autoritete hetimore nga Italia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa u kapën gjithsej 1.2 ton kokainë.

Është një veprim ndërkombëtar që ndërpret një zinxhir të madh të trafikut të organizuar të drogës, të zbuluar së pari nga policia italiane, e cila në bashkëpunim me kolegë të vendeve të tjera monitoroi dërgesën.

Përkatësisht, siç raportohet nga “Nezavisne”, në një port në Itali, policia sekuestroi disa kontejnerë kokainë, të cilat do të dërgoheshin në Bar në Mal të Zi dhe prej andej në Maqedoni dhe Bosnjë.

Luka Miladinoviq, zëdhënës i SIPA, tha që të arrestuarit do të dorëzoheshin në prokurorinë e Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat