Shpërthen zjarr në Klinikën “Nënë Tereza”

Maqedonia

Shpërthen zjarr në Klinikën “Nënë Tereza”

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Foto

Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në Qendrën e Klinikës “Nënë Tereza” ku janë djegur kabllo dhe gypat e banjës në një dhomë të Klinikës për Infektologji.

“Dje rreth orës 18:45 në SPB Shkup është paraqitur se ka shpërthyer zjarr në Infektologji në Klinikën “Nënë Tereza” ku janë djegur kabllot dhe gypat e banjës në njërën prej dhomave.

Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve nga Shkupi.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë policia nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat