Zaev: Inçizimet e Milloshoskit tregojnë se pse duhej të miratohej Ligji për PP-në

Maqedonia

Zaev: Inçizimet e Milloshoskit tregojnë se pse duhej të miratohej Ligji për PP-në

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:13
Zoran Zaev

Unë në audio inçizimet kam komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mos procedim të rasteve të PSP-së pas qershorit 2017, situatë ku rastet do të ishin rrëzuar nëse Ligji i Prokurorisë Publike nuk do të ishte miratuar, thotë kreu i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev në lidhje me publikimet e audio inçizimeve nga deputetit i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Në një intervistë për “Press 24”, ai vëren se inçizimet janë marrë me siguri në njërën nga takimet e mbajtura gjatë negociatave me grupin e deputetëve të cilët ishin larguar nga OBRM-PDUKM-së.

“Bisedat e paautorizuar janë inçizuar nga disa prej pjesëmarrësve ndërsa diskutohej arsyet dhe nevoja për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Këto ndoshta janë biseda nga takimet e mbajtura me përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitës nga blloku i partive shqiptare, kur ne i bindëm dhe iu sqaruam një grupi prej tetë deputetësh të OBRM-PDUKM-së pse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike”, tha Zaev.

Ai shton se inçizimet e paautorizuar tregojnë pse duhej të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike dhe tregon se si ai rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat