LSDM: Pë dy vjet e gjysmë paga mesatare është rritur për 4.000 denarë

Maqedonia

LSDM: Pë dy vjet e gjysmë paga mesatare është rritur për 4.000 denarë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

LSDM si parti përgjegjëse mbetet e përkushtuar të punojë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit, thonë nga partia.

Me ardhjen në pushtet të LSDM-së, paga minimale fillimisht u rrit për 12.000 denarë, pastaj arriti në 14.500 denarë. Kjo është një rritje e pagës minimale prej 5.500 denarë në vetëm 2.5 vjet. Në vitin 2017, me ardhjen e LSDM-së në qershor paga mesatare ishte 22.808 denarë, ndërsa në dhjetor 2019 arrin në 26.836 denarë. Kjo është një rritje e pagës mesatare për mbi 4.000 denarë”, thuhet në deklaratë.

Nga atje thonë se këto janë shifra dhe fakte që konfirmojnë politikat e suksesshme ekonomike të LSDM-së të realizuara në vetëm 2.5 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat