Nesër hyn në fuqi ndalimi i importit dhe eksportit të mbeturinave me Bullgarinë

Maqedonia

Nesër hyn në fuqi ndalimi i importit dhe eksportit të mbeturinave me Bullgarinë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Ndalimi i importit dhe eksportit të mbeturinave për djegie midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi nesër.

Kjo është në përputhje me ndryshimet e paraqitura në Ligjin për menaxhimin me mbeturinat, i cili u miratua në një procedurë të shkurtuar në Kuvend në Shkup para se të shpërndahej. Me këtë ndalohet importi i mbeturinave të përdorura në vendin tonë si burim energjie.

Kjo çështje u diskutua edhe nga ministrat e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Naser Nuredini dhe Emil Dimitrov, gjatë një vizite të fundit të Dimitrov në Shkup.

Ministri bullgar është zotuar se nga 24 shkurti mbeturina të tilla nuk do të kalojnë as nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut, as nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Për çështjen e riciklimit të mbeturinave, do të rishikohet përsëri dhe për momentin gjërat do të mbeten si më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat