Shkon në katër numri i viktimave nga zjarri në Kumanovë

Maqedonia

Shkon në katër numri i viktimave nga zjarri në Kumanovë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi i bomolës së gazit në Ramali të Kumanovës.

Bëhet fjalë për personin 58 vjeçar, i cili nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga djegiet, ndërsa edhe personat tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po mbahen në kujdesin intenziv, thonë nga Spitali Klinik.

“Të tre pacientët e hospitalizuar, gjenden në repartin e mjekimit intenziv dhe janë në aparate për frymëmarrje artificiale, gjendja e tyre vazhdon të jetë tejet kritike edhe përkundër të gjitha masave që merren nga ekipet tona mjekësore. Për fat të keq, ndëroi jetë pacienti 58 vjeçar që ishte i shtruar në repartin e mjekimit intenziv pas lëndimeve të marra nga eksplodimi i bombolës së gazit në Kumanovë. Edhe përkundër kujdesit maksimal të ekipit mjekësor, plagët nga djegija ishin të një shkalle shumë të lartë”, ka thënë, për Express, mjeku Ilir Hasani.

Një bombël gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në Ramali të Kumanovës duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë në vend 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat