Dita e nesërme shpallet ditë zie në Kumanovë

Maqedonia

Dita e nesërme shpallet ditë zie në Kumanovë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:05
Ilustrim

Këshilli Komunal i Komunë së Kumanovës ka thirrur për sot mbledhjen e jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës dhe atë shpalljen e ditës së nesërme (25.02.2020) e martë, ditë zie.

Këshilltarët unanimisht mbështetën këtë propozim dhe me këtë dita e nesërme u shpallë ditë zie. Gjatë ditës së nesërme të gjitha aktivitetet kulturore në këtë Komunë do të ndërpriten dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë.

Anëtarët e Këshillit me propozim të kreut të Komunës, mbajtën një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat