SPM dhe MPB arrijnë marrëveshje që urdhrat të nënshkruhen edhe nga ministri edhe zv.ministri

Maqedonia

SPM dhe MPB arrijnë marrëveshje që urdhrat të nënshkruhen edhe nga ministri edhe zv.ministri

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Me nënshkrimin e procesverbalit të tre takimeve të punës nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, zv.ministres plotësuese Sllavjanka Petrovska dhe kryetarit të Sindikatës së Policisë të Maqedonisë Marjan Kice, kanë përfunduar me sukses negociatat me udhëheqësinë e MPB-së.

Siç njoftuan nga Sindikata, është arritur marrëveshje që gjatë dhënies së urdhrave për kryerjen e detyrave të punës, ata të përcaktohen saktë me afatin e përcaktuar të vlefshmërisë, gjegjësisht deri në përfundim të mandatit të qeverisë teknike, pastaj të gjitha urdhrat e dhënë të nënshkruhen nga ministri dhe zv.ministri plotësues.

“Si fakt me të cilin ne si sindikatë jemi veçanërisht të kënaqur është ajo që gjatë secilës lëvizje të kolegëve të njëjtit do ta marrin pagën e cila është më e favorshme për ta dhe nuk shkelet asnjë e drejtë e marrëdhënies së punë”, thonë nga sindikata.

Ata shtojnë se negociatat kanë përfunduar pas tri takimeve të punës në hapësirat e MPB-së.

Si shkak për takimin e punës ishte situata aktuale në MPB në dhënien e përditshme të urdhrave dhe vendimeve për punë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme dhe anulimin e tyre nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të gjithë të punësuarit në ministri ishin vendosur në situatë konfuze që siç qëndron në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë, ishte pengesë serioze për kryerjen normale të punëve të rregullta të punës dhe realizimit të të drejtave të marrëdhënies së punës.

“Me këtë aktivitet ne si sindikatë e vetme përfaqësuese në MPB edhe një herë dëshmuam se jemi organizatë serioze sindikale në të cilën një nga postulatet themelore është mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës së të gjithë anëtarëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat