Një udhëtar nga Dubai përfundon në Klinikën Infektive, i bëhen analizat për coronavirus

Maqedonia

Një udhëtar nga Dubai përfundon në Klinikën Infektive, i bëhen analizat për coronavirus

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Para disa orëve në Klinikën Infektive në Shkup është pranuar një pacient, i cili para disa ditësh ka ardhur nga Dubai ku ka qëndruar gjashtë ditë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se ky persona ka pasur simptoma të gripit dhe ndodhet në Klinikën Infektive, ku janë duke iu bërë analiza për infektim të mundshëm nga coronavirusi.

“Para disa orëve është pranuar një pacientë, i cili ka qenë gjashtë ditë në Dubai, ka simptoma të gripit dhe për 2-3 orë analizat do të jenë gati”, tha Filipçe.

Filipçe apeloi tek qytetarët që vijnë nga rajonet kritike, t’u përmbahen rekomandimet dhe nëse ndjejnë simptoma të mos udhëtojnë nëpër institucionet shëndetësore, por të telefonohen në Institutin për Shëndet Publik.

Sipas ministrit, sistemi shëndetësor është i përgatitur dhe ka në dispozicion krevatë, maska dhe mantelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat