Filipçe: Të mos bëhet panik pa nevojë, sistemi shëndetësor është në gatishmëri

Maqedonia

Filipçe: Të mos bëhet panik pa nevojë, sistemi shëndetësor është në gatishmëri

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:51
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me coronavirusin sot tha se opinioni nuk duhet të merret me lajme të rreme, duke shtuar se nuk duhet të ketë panik pa nevojë.

Ai tha se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe janë të përgatitura të gjitha kapacitetet e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe tre repartet infektive në Shtip, veles dhe Gostivar.

Një udhëtar nga Dubai përfundon në Klinikën Infektive, i bëhen analizat për coronavirus

Ai sërish ju bëri thirrje udhëtarëve nga rajonet kritike që t’u përmbahen rekomandimeve.

Filipçe shtoi se ka sasi të mjaftueshme të materialit të nevojshëm, në fakt ato kanë rreth 40 mijë maska ​​dhe 10 mijë mantele dhe kostume mbrojtëse, por që po përgatitet edhe furnizim me numër shtesë.

Filipçe apeloi edhe një herë që të mos udhëtohet në rajone kritike pa nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat