Maqedoni: Në treg ka bombola të dyshimta të gazit, institucionet zhvendosin kompetencat për kontrollin e tyre

Maqedonia

Maqedoni: Në treg ka bombola të dyshimta të gazit, institucionet zhvendosin kompetencat për kontrollin e tyre

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Në tregun e Maqedonisë së Veriut mund të gjenden bombola gazi për amvisëri, madje edhe bombola gazi teknike që përdoren për saldimin e oksigjenit me cilësi të diskutueshme dhe pa një certifikatë cilësie dhe kontrolli, ndërsa po zhvendosin kompetencat e tyre të kontrollit të tregut tek njëri-tjetri.

Ky fakt është shfaqur pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku nga një shpërthim i bombolës së gazit humbën jetën katër anëtarë të një familje, tre prej tyre vdiqën në vend dhe një më vonë në spital, ndërsa gjashtë u plagosën dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike, përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Siç tha për AIM, komandanti i Brigadës Zjarrfikës të Bashkisë së Shkupit, Vlladimir Simonovski, gjatë vitit të kaluar zjarrfikësit kanë intervenuar në më shumë se 60 ndërhyrje në zjarre, të shkaktuara nga bombolat e gazit.

Tragjedia në Rramanli, dy gratë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas ekspertëve, shpërthimi në familjen në fshatin Rramanli u shkaktua nga një bombolë gazi prej 20 litrash, pa certifikatë, të blerë në treg dhe jo tek një pikë e autorizuar për mbushje të gazi.

Ata thonë se bombola e gazit shpërtheu në pjesën e valvulës dhe se fotot tregojnë se nuk ka një certifikatë të duhur se bombola është e rregullt dhe cilësore.

Sipas tre, zakonisht ndodh që bombola të ketë rrjedhje në pjesën ku është bërë saldimi, por jo edhe tek valvula nëse e njëjta është e kontrolluar dhe e certifikuar.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Sojko Paunoski, në një prononcim për AIM tha se Inspektorati Teknik Shtetëror është përgjegjës për kontrollin e bombolave të gazit për amvisëritë, ndërsa inspektori për mbikëqyrjen e pajisjeve të presionit nga Inspektorati Teknik Shtetëror për Inspektimin Teknik, Gjorgji Trajanovski, thotë se ata janë vetëm përgjegjës për të kontrolluar periodicitetin e bombolave.

Theksojmë se “Makpetrol” është e vetmja kompani me shërbim të certifikuar për kontroll, servisim dhe mbushje të bombolave të gazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat