Ministri Filipçe thotë se ka mjaftueshëm maska dhe mjete mbrojtëse për coronavirusin

Maqedonia

Ministri Filipçe thotë se ka mjaftueshëm maska dhe mjete mbrojtëse për coronavirusin

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 19:19
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se “Maqedonia e Veriut disponon pajisje mbrojtëse, më shumë se 4.000 maska”.

Ai shtoi se për çdo ditë është në kontakt me ministrat e Shëndetësisë të vendeve nga rajoni ku tashmë ka raste nga coronavirusi.

Filipçe tha se nesër në Shkup do të vijë edhe drejtori rajonal i Organizatës Shëndetësore Botërore për Evropë.

Ai gjithashtu ceku se ta që kanë ardhur nga Italia dhe kanë simptoma të coronavirusit duhet me telefon të kërkojnë mjekun.

Maqedoni, udhëtarët nga Italia të kërkojnë të kontrollohen në shtëpi nëse ndjejnë simptoma të coronavirusit

“Njerëzit që kanë qenë në këtë rajon të Italisë veriore, nëse kanë simptome të mos shëtisin në spitale por të kontrollohen dhe të testohen në shtëpinë e tyre”, tha Filipçe.

Udhëtarët që kanë ardhur nga vendet e rrezikshme gjatë hyrjes në Maqedoni kanë marrë numra telefoni ku duhet të drejtohen nëse kanë dyshime për coronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat