Zhernovski: Zgjedhjet si konfirmim për të ardhmen tonë evropiane

Maqedonia

Zhernovski: Zgjedhjet si konfirmim për të ardhmen tonë evropiane

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:04
Andrej Zhernovski

Maqedonia e Veriut mbetet konsekuente në përcaktimet e saj për mbrojtje, respektim dhe avancim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ne punojmë me përkushtim për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si edhe një konfirmim për të ardhmen tonë evropiane, theksoi zëvendësministri i Punëve të jashtme, Andrej Zhernovski në sesionin e 43-të të Këshillit për të drejta të njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kumtuan se në fjalimin e tij kryesor, Zhernovski foli për sfidat aktuale globale para të cilave ndodhet komuniteti ndërkombëtar dhe të cilat imponojnë veprim të përbashkët dhe bashkëpunim, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Është obligim i secilit prej nesh ruajtja dhe mirëmbajtja e paqes dhe stabilitetit, si kusht për prosperitet të çdo shoqërie. prandaj, të bëjmë hapa kyç drejt të ardhmes, duke qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke i shfrytëzuar rezultatet e arritura nga e kaluara si motiv dhe synim për të ardhmen”, theksoi Zhernovski.

Duke folur për ngjarjet aktuale në vendin tonë, Zhernovski theksoi se kjo Qeveri për dy vite e gjysmë bëri kthesë në vlerat demokratike të shoqërisë sonë, posaçërisht për reformat në gjyqësi, vendosjen e sërishme të kontrollit demokratik ndaj shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit, përforcimin e lirisë së të shprehurit, përforcimin e kohezionit social, përmirësimin e të drejtave të fëmijëve dhe grave, si dhe zgjerimin e hapësirës për aktivizimin qytetar.

Lidhur me procesin e integrimit në BE, zëvendësministri i Punëve të Jashtme shfaqi shpresë se shumë shpejtë dhe pa shtyrje, përfundimisht do të sillet vendimi i merituar për fillim të negociatave me BE-në, që plotësisht do ta përforcojë zbatimin e standardeve për demokraci dhe të drejta të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat