I vazhdohet paraburgimi Emil Jakimovskit

Maqedonia

I vazhdohet paraburgimi Emil Jakimovskit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:11
Ilustrim

Tridhjetë ditë të reja iu caktuan Emil Jakimovskit, ish-[punonjësit në Regjistrin Qendror dhe anëtar i OBRM-PDUKM-së, i cili akuzohet ser rrezikon sigurinë e ish-bashkëshortes së tij dhe gazetares Meri Jordanovska.

Jakimovski u denoncua se ka kërcënuar gazetaren e TV Alfa, Iskra Koroveshovska dhe drejtoren e Regjistrit Qendor, Marija Boshkovska Jankovski, por edhe kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Ai u arrestua më 17 janar pas denoncimeve të dy gazetareve se në rrjetet sociale ka kërcënuar dhe ofenduar. Ai tashmë është dënuar për dhunë familjare me dënim me kusht prej një vite.

Sot u mbajt seancë e re ku deklaratë jepte ish-bashkëshortja e tij dhe gastarja Meri Jordanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat