​Një paciente dyshohet për koronavirus në Shkup

Maqedonia

​Një paciente dyshohet për koronavirus në Shkup

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Dyshohet edhe për një rast të prekur nga koronavirusi në Shkup.

Bëhet fjalë për një pasagjere, e cila sot pasdite ka arritur në kryeqendër nga Milano.

“Për momentin në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup po kryhet testimi për korona virus tek një pasagjere e cili ka arritur me fluturimin e pasdites nga Milano në Shkup. Rezultatet do të jenë gati për 4 orë, pas çka do ta njoftojmë opinionin”, thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat