LSM me apel për punëdhënësit e Maqedonisë: Të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtje nga coronavirusi

Maqedonia

LSM me apel për punëdhënësit e Maqedonisë: Të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtje nga coronavirusi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:49
LSM

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nëpërmjet një njoftimi thotë se “duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Shëndetësore Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë për coronavirusin, ngjarjet e fundit në botë dhe rajon, ku shtetet po ndërmarrin masa parandaluese me qëllim që të mbrohen qytetarët, si dhe fakti se në territorin e Maqedonisë tashmë është vërtetuar rasti i parë i një personi të sëmurë nga virusi.

LSDM ju bën apel gjithë institucioneve shtetërore dhe punëdhënësve që t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit, si të punëtorëve ashtu edhe të qytetarëve”.

“Ju bëjme apel punëtorëve dhe qytetarëve që t’i respektojnë dhe mbështesin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rrezikshmërisë nga infeksioni nga coronavirusi dhe t’i lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë kurse gjatë teshtitjes apo kollitjes të përdorin fasulet. Pas përdorimit të fasuleta të hidhen në shporta të mbyllura, dhe gjatë kollitjesh apo teshtitjes si dhe gjatë kujdesit të personave të moshuar të lahen duart”, shprehen nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat