Gruaja e infektuar me koronavirus nuk është testuar gjatë trajtimit mjekësor në Itali

Maqedonia

Gruaja e infektuar me koronavirus nuk është testuar gjatë trajtimit mjekësor në Itali

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Ilustrim

Një grua pesëdhjetë vjeçare nga Shkupi, është personi i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Sot rreth orës tre të mëngjesit, ajo ka hyri në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Tabanovcë. Ka ardhur nga Italia me furgon dhe është shtruar në klinikën infektive në Shkup.

“Pacientja është pozitive në virusin kovid 19. Ajo tashmë një muaj ka qenë në vizitë në Itali tek të afërmit e saj. Ka qenë e sëmurë për dy javë dhe fillimisht është kuruar në një institucion shëndetësor italian. Nuk është testuar për koronavirus atje”, deklaroi Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë.

Gjendja e saj shëndetësore tani për tani është stabile.

“Për momentin gruaja është e vetëdijshme dhe mund të marrë frymë pa ndihmën e aparateve. Për ju kjo është e mjaftueshme ndërsa për mjekët që punojnë, atje ata e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale”, tha Zharko Karaxhovski, Instituti i Shëndetit Publik.

Gruaja nga Italia për në Shkup nuk KA udhëtuar e vetme. Në furgon me të ka pasur edhe pasagjerë të tjerë që tek tani duhet të identifikohen. Duhet të përcaktohet rruga si kanë lëvizur – me kë janë takuar, ku kanë qenë, nëse kanë qenë në punë. Sidoqoftë, tani për tani Ministria e Shëndetësisë vlerëson se nuk ka asnjë rrezik që këta persona të jenë të prekur nga Korona.

“Personalisht konsideroj që nuk paraqet rrezik sepse gruaja në fjalë tashmë e ka kaluar inkubacionin dhe praktikisht është e sëmurë dy javë. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i gjejmë dhe t’i konfirmojmë se kush janë këta njerëz, t’i testojmë dhe t’i izolojmë, jo vetëm ata por edhe njerëzit që kanë kontaktuar me ata në 18 orët e fundit”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dërgoi apel për qetësi dhe bëri th irrje të mos të krijohet panik.

“Nuk ka nevojë për kurrfarë kufizimesh. Të mos bëjmë asgjë që mund të na shkaktojë probleme shtesë lidhur me mbajtjen e evenimenteve, manifestime, thjesht jeta duhet vazhduar normalisht”, tha Oliver Spasovski.

Qeveria përveç që i anuloi vizitat për në Itali ku bëjnë pjesë edhe ekskursionet e nxënësve, kërkoi kompanitë dhe institucionet që e dinë se punëtorë të tyre kanë qenë në Itali, të mos i pranojnë në punë në afat prej 14 ditëve, sa edhe zgjat koha e izolimit. Në ndërkohë, nëpër aeroportet, të gjithë udhëtarët kontrollohen me kamera termale ndërsa nëpër kalimet kufitare policët parashtrojnë pyetje epidemiologjike që të vërtetohet gjendja momentale shëndetësore e udhëtarëve./Alsat/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat