Pas erës së fuqishme në Shkup, çatitë e banesave përfunduan në rrugë

Maqedonia

Pas erës së fuqishme në Shkup, çatitë e banesave përfunduan në rrugë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas erë së fortë që mbrëmë e kaploi Shkupi, çatitë e disa banesave kanë përfunduar në bulevardin “Aradhat Partizane” në Karposh 4.

Fillimisht ka rënë një çati, ndërsa më pas janë shkatërruar edhe çatitë e banesave fqinje.

Në momentin kur kanë rënë çatitë nga era e fuqishme, në rrugë ka pasur të punësuar të Higjienës Komunale, të cilët me kohë u larguan dhe nuk u lënduan.

Bulevardi “Aradhat Partizane” është bllokuar, ndërsa ekipet kanë filluar të largojnë mbetjet që i shkaktoi era.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat